Goditi me grusht Vullnet Sinën gjatë seancës parlamentare, Bledion Nallbati në SPAK

Deputeti demokrat Bledion Nallbati, këtë të hënë, 6 nëntor, është paraqitur në SPAK.

Në seancën parlamentare të 30 tetorit, Nallbati tentoi të qëllonte me grusht socialistin, Vullnet Sina.

Pas kësaj, Grupi i PS-së kallëzoi penalisht deputetin e opozitës.

Kreu i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për Bledion Nallbatin në emër të Grupit të PS-së.

Nallbati akuzohet për dhunë fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, theksoi ai.

/albeu.com


Shtuar 6.11.2023 09:16