Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Irlandës për femra, është pezulluar për shkak të reshjeve të shumta në Shkodër.
Ndeshja ishte duke u luajtur në stadiumin e Loro Boriçit, por siç duket, fusha e blertë nuk ka mundur të kullojë nivelin e lartë të shiut, duke shkaktuar përmbytjen e saj.
Efforts are being made to clear water off the pitch so that Albania v the Republic of Ireland can resume. Play has been suspended for an hour #RTEsoccer pic.twitter.com/EX7C9rY93z
— RTÉ Soccer (@RTEsoccer) October 31, 2023
Teksa ekipet e femrave janë tërhequr në dhomat e zhveshjes, disa punonjës janë parë duke u përpjekur të largojnë ujin me fshesa.
Ndeshja aktualisht është 0-0, ndërsa ajo në Irlandë u mbyll me rezultatin 5-1. Këto ndeshje janë të vlefshme për Ligën e Kombeve për femrat.