Edon Zhegrova ishte protagonist i skuadrës së Lilles në fundjavë në fitoren 2:0 ndaj Monacos.
Sulmuesi i krahut asistoi në dy golat e vendasve, të cilat i shënuan Cavaliero e Diakite.
Për këtë, sulmuesi kosovar u përfshi në 11-shen të xhiros së 10-të në kampionatin francez.
“WhoScored” e ka vlerësuar paraqitjen e Zhegrovës me notën 8,45, ndërsa e gjen veten në një ekip me Kylian Mbappen.
E pas lojës, e vlefshme për xhiron e 10-të të Ligue 1, anësori ofenziv e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tij për fitoren.
“Një tjetër fitore, +2 asistime. Punë e madhe e ekipit. Falënderim për krejt tifozët, ju jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.”
Lille aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë, katër më pak se lideri Nice./albeu.com