Luigi Soreca flet në shqip: Të hapen negociatat, kushte janë plotësuar!

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka folur mbrëmjen e sotme për integrimin e Shqipërisë, duke theksuar se kushtet e vendosura për Shqipërinë tashmë janë plotësuar.

Soreca kërkon që të hapen negociatat për Shqipërinë, pra duke bërë thirrje në këtë mënyrë për një vendim pozitiv të Këshillit Europian në datë 22 qershor të këtij viti, për sa i përket mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Evropa është këtu dhe këtu është Evropë! Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap”, shkruan Soreca.


Shtuar 30.05.2021 21:13