Aksident në Shkodër, dy shtetas përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Zeus të Shkodrës ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dy shoferët e makinave janë dërguar në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjendet në vendngjarje dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. /albeu.com/]

 


Shtuar 30.05.2021 21:25