Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtaren Alma Hicka, e cila u shkarkua nga Vettingu.
Vendimi për të rijthyer në detyrë ish-avokaten Shtetit u mor nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
Njoftimi i vendimit:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 364, datë 02.04.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 364, datë 02.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.10.2023.