Greenidge, një anëtar i grupit rap Outlawz, ka zbuluar fjalët e fundit të Tupac, pasi ai ishte në një makinë pas reperit dhe ndaloi për të parë gjendjen e tij.
Greenidge, një anëtar i grupit rap Outlawz, ka zbuluar fjalët e fundit të Tupac, pasi ai ishte në një makinë pas reperit dhe drejtuesit të shtëpisë diskografike, Suge Knight, në Las Vegas, më 7 shtator 1996 dhe ishte dëshmitar i të shtënave.
Ai ka treguar se pas të shtënave, ai shkoi menjëherë në anën e pasagjerit dhe u përpoq të ndihmonte Tupac, i cili ishte i mbuluar me gjak.
Greenidge, i cili është thirrur si dëshmitarë në seancën gjyqësore, lidhur me vrasjen e Shakur, ka treguar: “E pyeta nëse ishte mirë. Po përpiqesha të shihja se në çfarë gjendje ishte”.
Ai ka thënë se fjalët e fundit të Tupac ishin: “Shtrihu në tokë, do të të qëllojnë”.
Tupac Shakurs selfless last words as he lay bleeding on the street after shooting revealed by rapper E.D.I. Mean, *Court papers supplied by Emma Parry*
Greenidge ka thënë se fillimisht nuk pa askënd por më pas vuri re një oficer policie që i kishte drejtuar armën.
Prokurorët e pyetën se çfarë i kishte thënë oficeri i policisë dhe Greenidge u përgjigj: “Shtrihu në tokë se do të të qëlloj”.
Greenidge tregoi se u shtri menjëherë në tokë dhe më pas u arrestua nga oficerët e policisë së bashku me dy anëtarë të tjerë të “Outlawz”, Katari “Kastro” Cox dhe Yafeu Fula, gjithashtu edhe një truprojë të quajtur Frank.
Ne fundin e muajit shtator, në Las Vegas është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, e cila ka mbetur e pazbardhur prej 27 vitesh. Sipas CNN, personi i arrestuar është Duane “Keffe D” Davis, teksa është ende e paqartë se cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij, për një ndër ngjarjet më rënda në historinë e muzikës amerikane.
Davis është emër i njohur për vrasjen e reperit sepse ai ka pranuar nëpër intervista dhe në librin e tij, “Compton Street Legend” se ishte brenda Cadillac-ut nga ku dolën të shtënat drejt Tupac. Arrestimi erdhi disa muaj pasi autoritetet kontrolluan një shtëpi në Nevada, në pronësi të gruas së të arrestuarit.
Kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas së Dejvisit në korrik, ata sekuestruan një kopje CD të kujtimeve të autorit të Davis, duke detajuar jetën e bandës së rrugës dhe vrasjen e Shakurit. Davis e përshkruan veten si një nga dy dëshmitarët e gjallë të vrasjes së Shakurit, tjetri është Marion ‘Suge’ Knight, ish-CEO i “Death Row Records”, i cili tani po vuan dënimin në burg për vrasje nga pakujdesia në një rast tjetër.