Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotme, 25 tetor, në Shkodër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 07:45, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Të lidhura
None found
Automjeti ti me drejtuese shtetasen me inicialet M. N., 34 vjeçe, ka aksidentuar shtetasen me inicialet Z. M., 56 vjeçe, që lëvizte me biçikletë.
Kjo e fundit u dërgua në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com
