U qëllua në kokë dhe këmbë, atentat me armë zjarri shqiptarit në Spanjë

Një shtetas shqiptar në Spanjë është paraqitur në spitalin  Tarragonas me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Sipas mediave vendase, dyshohet për antetat, pasi ai kishte marrë tre plumba, në kokë dhe në këmbë.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi ngjarjen dhe as identiteti i shqiptarit.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve që fshihen pas.


Shtuar 24.10.2023 21:56