Temperaturat më të larta në histori/ Si nis muaji nëntor? Meteorologia: Kur pritet ndryshimi i motit

Shtatori u mbyll në temperaturat më të larta në histori ndërsa as Tetori nuk duket se do të ketë ndryshim. Sipas parashikimit të motit nga Lajda Porja në “Aldo Morning Show”, kjo javë do të vijojë në temperatura të larta dhe me lagështirë.

Temperaturat  e larta do të jenë prezente në 3 ditët e para të javës, ndërsa prej së enjtes nuk do të mungojnë reshjet dhe stuhitë e erës.

Tetori në të gjitha ditët e tij nuk ka shënuar asnjë ditë në vlera normale. Mund të them që ka qenë një Shtator sipas studiuesve, ende në studim, Shtatori më i nxehtë në histori në rang global.

Lajda Porja: Edhe në Shqipëri, 36-37 gradë nuk kishte ndodhur në histori të shënonte Shtatori, mund të them edhe Tetori në kushte krejt anormale. Ishte parashikuar që më herët që do ishte në temperatura anormale.

Për shkak të prezencës së lagështirës, temperaturat do të ndihen më të larta nga sa janë në të vërtetë. Ky efekt, shpjegon meteorologia ndryshon në ditët e ftohta sepse lagështira bën që të duket sikur temperaturat janë më të ulëta.

Kjo javë do jetë dinamike, parashikohet që 3 ditët e para, e hënë, e martë, e mërkurë të jetë kryesisht me diell. Është lagështira prezente dhe lagështira bën që termomenti edhe pse termomentri shënon 25 ne e ndiejmë si 29.

Temperatura që e ndiejmë ne, kjo edhe për shkak se lagështira bën bllokimin e qarkullimit të ajrit, bën që ne të ndiejmë të nxehtin dhe luan një rol krejt të kundërt në dimër, kur kemi prezencën e lagështirës e ndiejmë më të ftohtë. Tirana është ndër qytetet që ka lagështirë, edhe për shkak të pozicionit gjeografik.

Deri të mërkurën temperatura deri 25-26 gradë, mot i kthjellët. Dita e enjte, e premte dhe e shtunë risjell reshjet sepse është kjo masa ajrore, nëse ju rikujtoj të shtunën ishte një mot mbytës për shkak se ishim në një masë ajrore të freskët veriperëndimore, erdhi një masë kryesisht nga jugu, pati përplasje dhe më shumë kishte stuhi ere dhe më pak rrebeshe, rrebeshe kalimtare megjthatë në shumë zona ka sjellë probleme. E enjtja, e premtja dhe e shtuna me reshje, kryesisht e enjtja dhe e premtja stuhi, rrebeshe, stuhi të forta ere. Stuhitë shkojnë rreth 60 në tokë dhe 70-80 në det të hapur duke sjellë disi probleme në trafikun detar.

Meteorologia pranon se tashmë stinët kanë nisur të marrin nga njëra-tjetra dhe tashmë ndryshimet klimatike do të kenë ndikimet e tyre në to. Ajo konfirmon se edhe Tetori do të mbyllet në vlera të larta atmosferike.

Lajda Porja: Duhet të bëhemi gati, ndryshimet klimatike i kemi prezente. Do të kemi një dimër relativisht të cunguar, nga 3 muaj dimër të cunguar në 3 apo 4 javë. Nuk është se do mungojnë ditët e ftohta, do jenë prezent por do jenë shumë të pakta.

Pas dy muajve të parë të nxehtë të vjeshtës, Nëntori do të shënojë ndryshime të temperaturave dhe do të jetë më i freskët.


Shtuar 24.10.2023 15:28