79 arrestime u bënë pas një shkëmbimi zjarri vdekjeprurës mes tifozëve brazilianë të futbollit, përpara ndeshjes Flamengo kundër Vasco da Gama, ku mbeti një person i vdekur dhe katër të plagosur.
Të shtënat shpërthyen në një stacion treni në Rio de Zhaneiro pranë stadiumit, gjithashtu një 25-vjeçar nga Flamengo u godit nga plumbat dhe për pasojë humbi jetën në stacionin Campo Grande, njoftoi Policia Ushtarake.
🚨GRAVE: Dois torcedores são feridos a tiros durante briga de torcidas organizadas do Flamengo e Vasco em Cosmos, Zona Oeste do Rio. pic.twitter.com/oYj1arjphw
— DIRETO DO MIOLO (@diretodomiolo) October 22, 2023
Plagët me armë zjarri dhe thikë u konfirmuan dhe madje policia konfirmoi se kontrolloi të paktën 200 persona, në pika të ndryshme të Rios, duke arrestuar 79 persona në lidhje me të shtënat.
Ndeshja u zhvendos në stadiumin Maracana, ndërsa reaguesit e parë transportuan të plagosurit në një spital aty pranë. Ndërkohë, skuadra e Vasco da Gama mbetet në zonën e rënies pas humbjes 1-0 ndaj Flamengos me golin e Gerson./albeu.com
