SPAK, “tërmet 7 ballë” në Tiranë, goditet familja Berisha. Dy në pranga, reagon ish-kryeministri: Urdhër politik i Ramës

GJKKO ka goditur familjen Berisha sot duke dhënë dy masa sigurie “arrest me burg” dhe një tjetër, “detyrim paraqitje” që është pikërisht për ish-kryeministrin. Ndërkohë, të arrestuarit janë Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” ku kompania “Kontakt” ngriti pallate disa vite më parë.

AlbEu raportoi ekskluzivisht në lidhje me masën e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë që më poshtë ju ftojmë të lexoni të gjitha zhvillimet mbi këtë ngjarje që ka shkaktuar “tërmet” në Tiranë.

GJKKO masa ndaj Berishës dhe Malltezit për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, zbardhen akuzat

Janë zbardhur  disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se janë të përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.

Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla.

Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe “detyrim paraqitje” për Berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Mbi Berishën rëndon vetëm vepra “ korrupsion pasiv”.

Maltezi dyshohet se pastroi para me  Bekteshin i cili sipas SPAK hapi kompaninë e ndërtimit në të njëjtën kohë kur u krye privatizimi.

Akuzat 

Mësohet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Ndërtuesi Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

FOTOLAJM/ Ky është momenti kur Jamarbër Malltezi futet ne qeli

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.

Malltezi do ta kalojë natën në bllokun e sigurisë te “Mine Peza” në Tiranë.

Ky është momenti kur sillet me furgon në qeli.

Ku i ka gjetur Malltezi miliona euro për të ndërtuar? Berisha: Çdo qindarkë e dokumentuar

Në përfundim të konferencës së jashtëzakonshme për mediet mbrëmjen e sotme, Sali Berisha është pyetur se ku i ka gjetur lekët dhëndri i tij, i arrestuar sot më 21 tetor nga SPAK, për të ndërtuar.

Ish-kryeministri deklaroi se të gjitha veprimet janë të dokumentuara dhe çdo lëvizje është bërë me bankë.

Gazetarja: Ku i ka gjetur miliona euro Jamarbër Malltezi për të ndërtuar?

Berisha: Po përsërisni gënjeshtra të fabrikës së SKAP-it. Çdo gjë, çdo metë katron e ndërtuar, cdo qindarkë e përdorur është e dokumentuar. Janë paguar taksat, dhe çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë. Është ndërtimi më i pastër dhe transparent.

Lajmi i plote

A ka frikë nga arrestimi? Përgjigjet Sali Berisha

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga ndonjë arrestim i munshëm, berisha tha se kjo e bën atë më të fortë se kurrë.

Pyetje: A keni frikë nga arrestimi?

Berisha: Asgjëje si dreuhem unë. Unë e kam provuar këtë, unë e kam faktuar. Unë do të druhesha po të shihja se dëmtohej kauza, por kjo e ndihmon kauzën tonë, kjo e shumfishon Sali berishën në qindra mijëra.

Reagimi “misterioz” i Artan Hoxhës pas “bombës” së SPAK ndaj familjes Berisha

Artan Hoxha është përballur disa vite më parë me një lidhje LIVE me Sali Berishen me akuza të forta ndaj njeri-tjetrit. Në atë debat, Hoxha i tha Berishës se “do të shkonte në gjykatë me barrel si Pinocheti”.

Sot, SPAK lëshoi dy urdhër arreste per Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin dhe një “detyrim paraqitje” për Berishën duke bërë që Hoxha t’i rikthehej deklaratës së tij për ish-kryeministrin dhe Pinochetin.

 

Postimi i Artan Hoxhës 

Ishte vjeshta, e vitit 1998.

Muaji tetor, si tani.

Plot, 25 vite më parë, më datë 16 tetor,

ish-diktatori kilian, gjenerali dhe senatori i perjetshem Augusto Pinochet-Ugarte, u arrestua në bazë të një urdhër-arresti spanjoll, në ambientet e një klinike private në Londër….

Edhe pse, në moshën 84-vjeçare, ish-diktatori Pinochet, u shoqerua në ambientet e izolimit me një karrocë me rrota.. 

Dhëndri në burg, vetë i pandehur: Berisha reagon për herë të parë pas masave nga GJKKO

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë publikisht pas vendimit të GJKKO e cila ka dhënë masën detyrim paraqitje ndaj tij, si dhe ka dhënë vendimin për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe ortakut të tij, Fatmir Bekteshi.

Berisha tha se ky është një urdhër politik.

Edi Rama hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur deri në palcë nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, afera e djegësve, e sterilizatorëve, Portit të Durrësit, Butrintit. Edi rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë Kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën e venit, thjeshtëra Xhillari me komapanin “i Riu”, apo kompania e Fangut, me implikimin e saj në rolin e bankave, de facto rama nuk ëhstë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eleminoi, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës sivllau i Vuçiçit, nga opozita si argat o Beogradit, dhe aps fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Sqhipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë për fshehje dokumentash, bashkëpunim me krimin, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizjeje nuk mund të cënohet pa miratimin e parlamentit, por duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2021 që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra as kufizimi im për të lvizur nëpër Sqhiëpri, unë jam deputet e do të takohem me zgjedhësit, të cilët sot janë më Sali Berishë se kurre”, tha Berisha.

VIDEO/ Berisha vonon, demokratët mblidhen në selinë blu pas arrestimeve nga SPAK

Tiranë- 21 tetori solli zhvillime të nxehta për familjen Berisha.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua në Rinas sapo mbërriti nga Gjermania, ndërsa për Berishan SPAK vemdoso masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Menjëherë pas urdhrit të SPAK Berisha njoftoi konferencë urgjente për mediet në orën 21:00.

Menjëherë në selinë blu kanë shkuar shumë eksponentë të PD-së. Mes tyre është deputeti Flamur Noka, Indrit Hoxha dhe Luciano Boci, por edhe shumë mbështetës të tjerë.

Nuk dihet arsyeja pse Berisha nuk ka shkuar ende në selinë blu./Albeu.com 

Reagon Rama pas “bombës” së SPAK: Malltezi dhe ortaku në burg, Berisha detyrim paraqitjeje

Arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe ortakut të tij, Fatmir Bektashit, si dhe masa detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha të cilët akuzohen për tjetërsim prone në ish-kompleksin “Partizani” ka shkaktuar tërmet në opinionin publik në Shqipëri.

Shiko reagimin e Rames 

Ndërkohë pas vendimit të GJKKO-së, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një foto të stadiumit “Air Albania”, ndërsa shkruan: Shqipëri e bukur!.

SPAK shkakton “tërmet” në familjen Berisha, a do t’i hiqet mandati ish-kryeministrit?

Me urdhër të GJKKO janë arrestuar mbrëmjen e sotme Jamarbër Malltezi (dhëndri i Sali Berishës) dhe ortaku i tij në kompaninë e ndërtimit, ndërsa është dhënë masa detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Berisha, si dhe i është hequr pasaporta me qëllim për të mos e lejuar të kalojë kufirin.

Siç raporti më herët AlbEu.com, arrestimi i Malltezit është bërë sapo ky i fundit ka zbritur në Rinas, pasi po ktheje nga Gjermania.

Pas vendimit për masën e dhënë ndaj ish-kryeministrit Berisha, pyetja që po ngrihet është se çfarë do të ndodhë me mandatin e tij të deputetit.

Konstitucionalistët e kontaktuar nga AlbEu.com, theksojnë se në fazën në të cilën ndodhemi mandati i deputetit i Sali Berishës nuk preket, do t’i hiqet vetëm nëse ndaj tij në ditët në vijim do të ketë kërkesë për arrestim.

Kujtojmë që ish-kryeminsitri Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë urgjente mbrëmjen e sotme, ku do të japë sqarimet e tij mbi kërkesën e bërë nga drejtësia. Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të  janë ngritur 17 kulla.

Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari”.

Pas arrestimit, GJKKO vendos sekuestrimin e disa pasurive të Jamarbër Malltezit

Mbrëmjen e sotme, 21 tetor 2023, është bërë arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha.

Jamarbër Malltezi është arrestuar në aeroportin e Rinasit sapo u kthye nga Gjermania.

Sakaq, menjëherë pas arrestimit Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të Malltezit.

Mësohet se sekuestro do të jetë në status deri në përfundimit të procesit gjyqësor.

Lexo lajmin e plote

Malltezi dhe Bektashi në burg, Berisha me masë: Kjo është dosja që tronditi sot Shqipërinë

GJKKO ka dhënë disa masa sigurie gjatë pasdites së sotme, të cilat prekin Sali Berishën dhe familjen e tij.

AlbEu raportoi ekskluzivisht se GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa ishte arrestuar më herët në Rinas dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për Korrupsion pasiv, parashikuar në neni 260 i kodit penal.

Krahas Malltezit është arrestuar edhe administrator i kompanisë “Kontakt”, Fatmir Bektashi. Ky i fundit ka qenë ortak i Malltezit në ndërtimin e 19 pallateve në kompleksin “Partizani” disa vite më parë, një aferë që duket se ka shërbyer për GJKKO për të dhënë vendimet e sotme.

Ndërkohë, pak para shpalljes së këtyre vendimeve, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp.

Lexoni lajmin e PLOTË

EKSKLUZIVE/ SPAK godet edhe Sali Berishën pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, një tjetër në pranga
Krahas Jamarbër Malltezit mësohet se GJKKO ka dhënë masë edhe për Sali Berishën. Burime të AlbEu bëjnë me dije se GJKKO ka dhënë masën detyrim paraqitje për Sali Berishën. Berishës i ndalohet dalja nga Shqipëria.

Po ashtu është dhënë dhë një masë arresti për një person tjetër, por që për momentin nuk dihet se kush është.

Pak më parë Berisha njoftoi konferencë urgjente për shtyp e cila duket se ka të bëjë me vendimet e GJKKO-së.

Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të  janë ngritur 17 kulla.

Njoftimi i PD pak më parë

Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari”.ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE.

Berisha njofton konferencë urgjente për shtyp pas arrestimit të Malltezit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar konferencë urgjente me gazetarët pas lajmit për ndalimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

“Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari””, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Privatizimi i ish-klubit Partizani, ndalohet në Rinas Jamarbër Malltezi

Ndalimi i Malltezit është bërë në Rinas. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ishte duke u kthyer nga një vend i BE-së, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Privatizimi i ish-klubit Partizani, arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është ndaluar në Rins mbrëmjen e sotme, 21 tetor 2023.

Mësohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Evropian kur është ndaluar në ambientet e Rinasit.

Urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Sakaq, bëhet me dije se ai është arrestuar për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani.

Disa ditë më parë Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë aferë.

Lexo edhe: Kompleksi “Partizani”, arrestohet ortaku i Jamarbër Malltezit

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi, dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” për pastim parash. /Albeu.com