E rëndë në Peqin, hap derën e furgonit dhe hidhet nga mjeti në lëvizje, vdes 55-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, 20 tetor, në Peqin.

Një grua dyshohet se është vetë hedhur nga një furgon pasagjerësh që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër.

Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi, 55 vjeçe nga Rrogozhina.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë.

Viktima, njihej prej vitesh si shitëse ambulante e misrave të pjekur./Albeu.com


Shtuar 20.10.2023 09:20