12 kullat e reja në Tiranë, kush mori lejet nga KKT

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar sëfdundmi edhe 12 leje të reja ndërtimi në zonat më të kërkuara të Tiranës ku do të ngrihen kulla deri në 44 kate.

Lejet janë firmosur tashmë edhe nga kryeministri Rama që është kreu i këtij këshilli dhe pritet që pas zbardhjes të nisë puna për hapjen e gropave të reja në kryeqytet për ndërtimin e këtyre kullave pas “malit të Tiranës”, që do të ngulet mu në qendër të kryeqytetit.

Po kush i ka marrë lejet për ndërtimin e kullave, kush fshihet pas dhjetëra kateve të reja që do të ngrihen në Tiranë?

Më poshtë, lista e plotë e lejeve të reja të ndërtimit të dhëna nga KKT:

  1. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a.
  2. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-6 kate dhe 40 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k.
  3. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Toëer”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.
  4. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi dhe banimi 16 kate mbi tokë” me vendndodhje në Rrugën: “Fortuzi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
  5. Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve 5 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, Godine Banimi 40 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë dhe Godinë Hotelerie 25, 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Usluga” sh.p.k.
  6. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Neë Boulevard”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 41 dhe 44 katesh mbi tokë dhe 8 katesh nëntokë, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe shoqërinë “Progeen” sh.p.k.
  7. Leje Zhvillimi për objektin: “Ëind Toëer”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 22 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 16-19-35 dhe 39 kate mbi tokë”, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2-Konstruksion” sh.p.k.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 2 dhe 14 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.
  10. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
  11. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Ëest Block”, Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 1-15 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.
  12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale 2-21 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Hoxha Tahsin”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Oni & Afa” sh.p.k.


Shtuar 19.10.2023 13:26