Gungat në këmbë, a ka zgjidhje?

Ҫfarë është një bunion?

Kur gishti i madh devijon në drejtim të gishtit të dytë, deformimi quhet bunion (hallux valgus). Kjo shkakton një dalje në formë gunge në pjesën anësore të gishtit të madh, një ashpërsim të lëkurës dhe indeve pranë zonës së prekur që shkaktojnë dhembje. Ndonjëherë një qeskë e mbushur me lëng (bursit) zhvillohet mbi nyje.

Ҫfarë i shkakton?

Në shumicën e rasteve nuk është e qartë pse zhvillohet. Mund të jetë e trashëguar (gjenetike) dhe në disa raste është i lidhur me një problem si osteoartriti ose artriti reumatoid.

Megjithatë, pavarësisht shkakut kryesor, veshja e këpucëve të ngushta ose jo komode ka tendencë ta përkeqësojë problemin.

Cilat janë simptomat dhe problemet që shkaktojnë bunion?

– Vështirësi gjatë ecjes për shkak të dhembjes.

– Inflamacion dhe ënjtje të shputës së këmbës. Kjo e fundit ndonjëherë infektohet.

– Këmba mund të zgjerohet aq shumë sa që të bëhet e vështirë të gjesh këpucë të përshtatshme.

– Ju mund të zhvilloni artrit në gishtin e madh të këmbës.

– Gishti i dytë mund të deformohet gjithashtu.

– Në rastet më të rënda, gishti i madh mund ta spostojë sipër gishtin e dytë.

Si trajtohen?

Përdorimi i këpucëve të duhura nuk e shëron deformimin, por mund të lehtësojnë dhembjen. Idealja do të ishte të ndiqni këshillat e mjekut specialist për të diagnostikuar dhe trajtuar çrregullimet e këmbës.

Mjekimi

Medikametet mund të lehtësojnë dhembjen. Antibiotikët mund të nevojiten nëse lëkura dhe indi mbi kyςin e deformuar mund të infektohen.

Kirurgji

Kirurgjia mund të këshillohet nëse ndryshimi i këpucëve nuk lehtëson simptomat. Qëllimi i operacionit është të rregullojë sa më shumë të jetë e mundur dhe të lehtësojë dhembjen. Zakonisht nuk bëhet vetëm për të përmirësuar pamjen. Kjo mund të bëhet duke përdorur një anestezi lokale ose të përgjithshme dhe zakonisht jeni jashtë spitalit në të njëjtën ditë.


Shtuar 19.10.2023 17:32