“Duhet të jesh gjerman që të të mos thuhet çfarë të bësh”, deklarata e Ramës bën presidenten e KE t’i ndërpresë fjalimin: E kundërshtoj fort

Fjala e kryeministrit Rama në mbyllje të samitit, ishte për rrugën e vështirë të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Rama tha se samiti ka sjellë rezultate fantastike dhe tashmë BE me Ballkanin Perëndimor janë shumë pranë.

“Samiti ka sjellë rezultate fanstatike. E para plani për rritjen ekonomike që nuk është një biznes si zakinisht, është komplet dicka e re.

Janë gjëra të mëdha për kohën ku jetojmë, nuk është anëtarësim total, po as sic ka qenë dikur. Nuk duhet të vuajmë gjithë dhimbjen për të qenë studentë të mirë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi me disa rezultate të mira apo të këqija. është komplet ndryshe. Dhe unë jamë shumë optimist për këtë shpirt dhe këtë qasje, sepse do të thotë që ka një nivel të lartë ndërgjegjësimi nga vendet anëtare dhe ky Komision që ka qenë që nga dita e parë e përfaqësuar nga presidentët e gjeopolitikës, është duke ndryshuar gjëra që dikur kanë qenë të paimagjunueshme për ne. Vetëm disa ditë më parë. Franca, Gjermania dhe vendet e BE duhet të na mbështetin më shumë dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë. Por, sigurisht t’i jepni drejtim sepse pa BE nuk mund të jesh prezent. Ti gjithmonë bën detyrat, dhe merr vlerësim nëse e meriton. Kjo është shumë e qartë dhe për vendet anëtare. uhet të jesh gjerman për të mos thënë se çfarë duhet të bësh”, tha Rama ndërsa ndërhyri kryetarja e KE duke e kundërshtuar.

Pjesë nga diskutimi:

Von der Leyen: E kundërshtoj fort

Rama: Jo, e thashë me plot zemër. E dua Gjermaninë meqë ra fjala. Kështu që nuk ka problem me këtë. Por e dimë. Kemi mësuar në mënyrën më të vështirë, dhe e dimë që duhet të shtyjmë dhe shtyjmë që BE gjithmonë të mëson diçka që se di, diçka që nuk e gjen nëpër libra.

 


Shtuar 16.10.2023 19:33