“Ti je i çmendur!”, koreografi zbulon çfarë folën me Ramën dje

Pasi u pritën nga Rama para godinës së kryeministrisë, liderët e rajonit dhe ata nga BE ishin presezent nënjë shfaqje baleti si edhe në prezantimin e një pikturë.

Dy balerinët dhuruan një shfaqje të shkurtër për pjesëmarrësit që ndoqën nga afër pjesën e tyre.

Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.

Më pas ishte koreografi që bëri të mundur pjesën e baletit, i cili zbuloi se puna për mini-shfaqjen kishte nisur vetëm 24 orë më parë.

Ai tregoi se gjatë komunikimit me kryeministrin i ishte drejtuar duke thënë “Edi je i çmendur?!”, pasi sipas tij nuk mund të krijonte diçka të re me këtë limit kohor. /albeu.com


Shtuar 16.10.2023 12:30