“Mos e besoni po deshët”, Luiz Ejlli tentoi, por nuk mundi të ndjekë Kombëtaren në stadium (VIDEO)

Suksesi fantastik përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.

Atmosfera pas sfidës ishte elektrizuese dhe përfshiu të madh e të vogël, pa diskutim u festua gjatë edhe nga protagonistët e këtij suksesi.

Ndërsa interesi ka qenë tepër i lartë dhe biletat u shitën të gjitha për pak orë, këngëtari Luiz Ejlli, nuk ka mundur të sigurojë një biletë për ndeshjen Shqipëri- Çeki.

Luizi ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku shprehet se edhe pse ka kontaktuar shumë njerëz nuk ka mundur të gjej biletë.

“Është shumë vonë”, ishte përgjigja që i kanë dhënë fituesit të “BBV”.

Gjithsesi Luizi pak orë para fillimi të ndeshjes, i ka uruar fitore Kombëtares Shqiptare, edhe pse nuk do të jetë prezent në stadium.