Policia e San Franciskos në SHBA njoftoi se ka vrarë një burrë një ditë më parë, i cili futi makinën e tij në konsullatën kineze në zonën ku jepen vizat e hyrjes.
Menjëherë më pas, konsullata kineze postoi në ËeChat se zyra e vizave është pezulluar përkohësisht deri në një njoftim të dytë.
Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka bërë të ditur se ende nuk ka identifikuar identitetin e sulmuesit.
NEW VIDEO: Car crashes into the Chinese Consulate in San Francisco.
A witness says the driver, who was shot by police, yelled “Where’s the CCP?” pic.twitter.com/40g2eUsZNH
— BNO News (@BNONews) October 10, 2023
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.
“Unë nuk e di se sa njerëz ishin brenda zyrës së vizave në momentin e përplasjes,” tha zëdhënësja e policisë së San Franciskos Kathryn Winters në një konferencë për shtyp.
“Policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur makinën brenda ambienteve të konsullatës kineze. Oficerët hynë dhe qëlluan drejtuesin e mjetit”, shtoi Ëinters.