Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në zyrën e presidentit Bajram Begaj, pak ditë para zhvillimit të samitit të Procesit të Berlinit dhe vizitës së presidentit franez Emmanuel Macron.
“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Samti i Procesit të Berlinit zhvillon punimet me 16 tetor te Piramida e Tiranës.
Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen./albeu.com