Sa qenka rritur! Ledina Çelo publikon videon e rrallë me të bijën (VIDEO)

Në qoftë se do t’ju kërkonim të ktheheshit pas në kohë, ndoshta diku në fillim të viteve ‘2000 dhe të na tregonit këngët tuaja të preferuara, e sigurt që mes tyre do të gjenim plot hite të Ledina Çelos. S’ka si të ndodhë ndryshe! Bukuroshja e njohur e skenës shqiptare është një ndër artistet më të dashura të atyre viteve, e jo vetëm.

Prej kohësh ajo është larguar nga Tirana drejt Gjermanisë, ku jeton e lumtur me bashkëshortin, Naim Kabashin dhe dy fëmijët e tyre: Erlisin dhe Perianën. Dhe nga ajo që shohim në rrjetet e saj sociale, sidomos në Instagram, Ledina bën me të vërtetë një jetë përrallore mes udhëtimeve të ndryshme, pushimeve marramendëse dhe trajtimeve në qendra estetike dhe SPA. Përpos të gjitha këtyre, Ledina është një mama e përkushtuar dhe koha me dy të shtrenjtët e saj, suksesin e jetës, siç preferon t’ i quajë, është primare.

Ditën e djeshme, ajo dhe Periana kanë luajtur “make up girls” dhe sytë na ngelën te balerina e shtëpisë, e cila është kopje e artistes.

Vogëlushja ka performuar në shfaqjen e baletit “Bukuroshja e fjetur” dhe mami Ledina është kujdesur vetë për grimin e saj, moment që e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram. Nënë e bijë tanimë janë shoqe të ngushta dhe besojmë se me kalimin e kohës, momente kaq të bukura do i shohim më shpesh në Instagram-in e këngëtares.


Shtuar 9.10.2023 13:35