“…ka shenjë në këmbë dhe një tatuazh…”, OPGJ vizitë Arapit në burgun e Beratit. I gjejnë dy shenjat në trup të treguara nga Artan Tafani

Një grup oficerësh të Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar një takim surprizë në ambjentet e burgut të Beratit, duke vizituar të arrestuarin, Lulzim Spahija alias Arapi.

“Ora News” ka mësuar se vizita e oficerëve brenda në burg, ka marë indicie nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani.

Tafani, ka pohuar se Arapi është një nga vrasësit e tjerë që ka kryer krime për llogari të Laert Haxhiut.

Për të qënë i besueshëm para oficerëve dhe prokurorit, Kreshnik Ajazi, Tafani në dëshminë e tij, ka bërë një përshkrim fizik të hollësishëm të Lulzim Arapit.

I penduari ka treguar se Arapi ka një tatuazh në trup si dhe një shenjë në njërën nga këmbët.

Sipas Tafanit, kjo shenjë i është shkaktuar Arapit gjatë një grabitje të kryer, ku në ikje e sipër atij i ka hyrë një hekur, duke i krijuar çarjen në njërën nga këmbët.

Edhe pas ndërhyrjes mjekësore, sërish plaga e shkaktuar i ka mbetur shenjë në trup.

Për verifikimin e këtij detaji të vogël por mjaft interesant në besueshmërinë e të penduarit Artan Tafani, oficerë të policisë Elbasan, javën e kaluar kanë kryer një kqyrje fizike brenda në burgun e Beratit të Lulzim Arapit.

Në vizitën e parë Arapi nuk ka pranuar të kqyret fizikisht pa prezencën e një avokati.

Ndërsa pas mbëritjes së këtij të fundit kjo procedurë është realizuar dhe oficerët e policisë, kanë konstatuar shenjën në njërën nga kembët si dhe tatuazhin, e përshkruar nga bashkëpuntori i drejtësisë Artan Tafani.

Përmes dëshmisë së këtij të fundit, prokuroria e Elbasanit lëshoi 16 urdhëra-ndalimi, për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, 13 nga të cilët u ekzekutuan dhe 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.

Laert Haxhiu, aktualisht ndodhet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku është përfshirë në një proces gjyqësor ekstradimi me drejtësinë shqiptare.

Ndërsa në Tiranë, Haxhiu ka prokuruar një nga zyrat juridike më të shtrenjta që drejtohet nga avokat Detar Hysi.

Njeriu më i kërkuar nga drejtësia shqiptare, si i akuzuar për disa krime të rënda në 5 qytete, ka shpenzuar mijëra euro tek studio e avokatisë “Hysi”, me qëllimin e vetëm rrëzimin e akuzave të prokurorisë dhe daljen i pafajshëm.


Shtuar 8.10.2023 14:51