“Të lutem mos më vrit …”, momenti kur militantët e Hamasit marrin peng 25-vjeçaren (VIDEO)

Të tjera pamje tronditëse vinë nga Izraeli, teksa vendi po përballet me sulmet shkatërruese të militantëve palestinëze të Hamasit.

Një video e rëndë po qarkullon në rrjet, ku tregohet se si militantët rëmbejnë me forcë një studnete, që kishte marrë pjesë në një koncert para sulmit.

Vajza është identifikuar si 25-vjeçarja Noa Argamani, teksa shihet se si militantët e hipin me forcë në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa ajo lutet që të mos ta vrasin.

“Mos më vrit! Jo, jo, jo!” bërtet ajo por personi i armatosur largohet me shpejtësi.

Noa është zhdukur që atëherë, ndërsa prindërit e saj kanë bërë apel për ndihmë për ta gjetur.

Si rasti i 25-vjeçares janë të shumta, teksa militantët vazhdojnë të sulmojnë civilët. Shumë vajza të mitura janë rrëmbyer dhe shumë të tjera janë vrarë.


Shtuar 8.10.2023 15:16