Komisioni i Etikës ka vendosur të përjashtojë për dhjetë ditë 8 deputetët e opozitës, të cilët bllokun Foltoren e Kuvendit një ditë më parë, më 5 tetor 2023.
Më konkretisht janë përjashtuar deputetët, Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.
Partia Socialiste i dërgoi gjatë ditës së sotme kërkesë Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për të marrë masa ndaj deputetëve që penguan votimin ditën e djeshme në seancën në Kuvend.
Kujtojmë që seanca e djeshme u zhvillua me debate të shumta, fillimisht PD kërkoi që të diskutohej për Kosovën, dhe nuk pranuan që të vazhdonin me rendin e ditës.
Ndërsa më vonë, teksa po zhvilloheshin debate për Reformën Zgjedhore deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe podiumin e qeverisë.
Opozita refuzoi të votonte ndryshimet, ndërsa kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi kërkoi që ngrihej një Komision i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Kaosi në Kuvend, bëri që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në një nga mikrofonat e ministrave të mbyllte seancën, pasi karrigia e saj ishte zënë nga Albana Vokshi dhe Elda Hoti./Albeu.com