Një baner me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” ka bërë që stadiumi i AEK-ut të Athinës të shpërthejë në duartrokitje dhe brohoritje.
Ndërkohë që luhej sfida mes AEK-ut dhe Ajax-it të Amsterdamit, e vlefshme për grupet e Europa League, tifozët në shkallët e stadiumit kanë shpalosur banerin ku shkruhej në anglisht “Kosovo is Albania”, kjo ka bërë që menjëherë të shpërthejnë duartokitjet dhe brohorimat nga të pranishmit.
Shfaqja e këtij baneri nga ana e tifozëve të AEK-ut ishte një hakmarre ndaj tifozëve të Olimpiakos që pak javë më parë shfaqën banderolën ku shkruhej “Koova është Serbi’, e cila mori ktitika të shumta.
Sa i takon 90 minutëshit në fushë, te holandezët realizoi Bergëijn, ndërsa Vida vendosi ekuilibrat.