Ofendimi për Beatrixën i kthehet “boomerang”, shqiptarët i kujtojnë motrën e famshme Albano Bogdos

Gjuha fyese që aktori Albano Bogdo përdori si ‘komedi’ në emisionin e tij në televizionin ‘Vizion Plus’, po bën xhiron e rrjetit dhe po komentohet gjerësisht.

“A e dini kush është Alban Ramosaj? Është ai tipi që i * motrën Donaldi në “Big Brother”, tha ai.

Reagimet nuk kanë munguar nga personazhe të shumtë publik e gjithashtu edhe nga tezja e Beatrix dhe Albanos, Albërije Hadërgjonaj.

Ndërkohë, këto ofendime i janë kthyer në boomerang Albano Bogdos. Shqiptarët i kanë kujtuar Bogdos të motrën Klaudian, e cila në vitin 2017 ka qenë pjesë e formatit BB. Ajo ka qëndruar si konkurrente për disa muaj brenda në shtëpi por duket se i vetëquajturi komedian e kishte harruar si fakt.

Shumë persona kanë kërkuar për marrje masash nga autoritetet ndaj emisionit të tij ndërsa një pjesë tjetër ka kërkuar mbylljen./albeu.com/