Atentati me një të vrarë e një të plagosur në Shkodër, dorëzohet një nga të dyshuarit: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Një prej të dyshuarve për atentatin e djeshëm në Dukagjin është dorëzuar në policinë e Shkodrës.

Edmond Nika ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen ku u vra Zef Guri dhe u plagos djali i tij.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”, tha ai.

Ditën e djeshme Zef Guri, 73 vjeç, mbeti i vrarë dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.

 


Shtuar 28.09.2023 11:30