Një incident me të shtëna ka ndodhur mesditën e së hënës jashtë gjykatës së Izmirit, në periferi të Bayrakli.
Siç u bë e ditur, dy grupe janë përfshirë në ambientin e restorantit përballë gjykatës, teksa prisnin të fillonte një gjyq për një vrasje.
Armët janë nxjerrë me shpejtësi dhe kanë nisur të shtënat, nga të cilat sipas informacioneve të para një person ka rënë i vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Një dëshmitar okular që ndodhej në vendngjarje tha: Unë isha larguar nga gjykata. Dy skuadra u përplasën. Ne ishim shumë të frikësuar. U fsheha nën një makinë të parkuar për jetën time. Mendova se ishte një sulm terrorist. Fatkeqësisht ka pasur persona të lënduar rëndë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.