Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vaksinimi i operatorëve turistikë është në fund dhe se vendi është gati për një sezon veror me masa më të lehtësuara se një vit më parë.
“Po përfundon vaksinimi i operatorëve turistike, për një sezon shumë më të lehtësuar se një vit më parë, teksa vijojmë me planin për mbarëvajtjen e sezonit, me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga 15 qershori dhe vijimin e dezinsektimit në zonat turistike”, shkruan Manastirliu në Facebook./albeu.com