Tjetër aksident në Lezhë, një makinë bie në kanal, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në rrugën dytësore Rrile Shënkollë.

Në aksident janë përfshirë tre mjete, një prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë janë plagosur tre person, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë që këtë mëngjes një tjetër aksident ndodhi në rrugën Lëzhë-Shkodër.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar.

Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se në urgjencë janë dërguar dy vajza të moshës rreth 28-30 vjeçe me fraktura të shumta në trup.

 

 


Shtuar 21.09.2023 14:14