Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë lënduar 4 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.