Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që drejtohet nga Shqipëria, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama dhe kryesisë shqiptare për organizmin e mbledhjes.
Ai tha se Rusia ka shkaktuar 754 ditë vuajtje dhe shtoi se agresoni rus synon aneksimin e territoreve ukrainase, por jo vetëm kaq.
“I nderuar kryeministri Rama, i jam mirënjohës kryesisë shqiptare për ogranizimin e këtij takimi. Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, shteti, që për disa arsye ështëisërish i pranishëm këtu mes anëtyarëve të KS, ka shkaktuar 754 ditë vuajtje. Rusia ka vrarë dhejtëra mijëra nga njerëzit tanë, i ka shndërruar civilët në refugjatë duke shkatërruar familjet e tyre. Natyrisht, shumica njohin të vërtetën për këtë luftë, një agresion kriminal, i paprovokuar nga Rusia kundër vnedin tonë, që synon të aneksojë territoret dhe burimet ukrainase. Por nuk është vetëm kaq. Përmes këtij agresioni, synon të minojë të gtjitha normat ndërkombëtare që kërkojnë të mbrojnë botën nga luftërat. Dua t’i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë njohur agresionin.
Asambleja e Përgjithshme ka njohur faktin që kjo është një luftë e shkaktuar nga Rusia, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë për Rusinë në OKB. OKB e gjen veten në një situatë të bllokuar kur vjen fjala te agresioni”,tha Zelensky.