Ditën e sotme u zhvillua në Gjykatën e Vlorës seancaëpër 6 personat e ndaluar nga policia dhe forcat RENEA më 17 shtator.
Gjyqtarja e kësaj çështje ishte Emirjana Dimo.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Santilno Basho, Marenglen Aliaj dhe Bruno Shehu e “arrest në burg me afat 45 ditë” për Kevin Metaj, Mehmet Hoxha dhe Beraldo Xhindi.
Gjashtë personat u arrestuan dy ditë më parë si rrjedhojë e operacionit “Obelisku”./Albeu.com