Policia e Kosovës njofton se kanë konfiskuar një sasi të florirt rreth 600 gram pa dokumete dhe një shumë e parave në Shtërpcë.
36-vjeçari është shoqëruar në stacionin e policisë. Sipas policisë, të premten në mbrëmje gjatë zbatimit të planit operativ ‘’Goditja’’, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës kanë ndaluar një veturë të tipit ‘Audi’ me targa të huaja dhe gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, në një çantë janë gjetur sasi e floririt rreth 600 gram (gjerdan, zinxhirë, byzylykë dhe unaza) pa dokumente dhe një shumë e parave, të cilat më pas janë konfiskuar.
“I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e floririt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin”, thuhet në raport.