Dy ditë më parë, më 4 shtator PS mblodhi Asamblenë e Partisë dhe kryeministri Edi Rama paraqiti disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.
Ai largoi ministren e Jashtme Olta Xhaçka të cilën e zëvendësoi me Igli Hasanin si dhe ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e cila i dha mundësinë Anila Denajt të rikthehej në krye të kësaj ministrie.
Astroloia e njohur Meri Shehu e ftuar në “Ëake Up” ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe tha se janë bërë në Mërkur të kundërt.
Sipas saj gjërat nuk janë të qarta.
Meri Shehu: Ndryshimet në kabinet dhe emërimet e reja, janë bërë në Mërkur të kundërt. Që do të thotë Mërkuri në Virgjëreshë, megjithëse është i kundërt nuk do të thotë se është i keq. Por akoma ka gjëra që nuk janë të qarta.
Blendi Salaj: A është Gaforrja kryeministri?
Meri Shehu: Po. Ecuria e kryeministrit me ndryshimet tregohet në fund të Shtatorit me Hënën e plotë në Dash, aty dalin të gjitha gjërat.
Ndryshimet në qeveri
1-Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zëvendësohet me Igli Hasanin, ish ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore.
2-Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj zëvendësohet nga Ervin Mete, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dhe ish zëvendësministër i Financave në periudhën 2013-2017.
3-Edona Bilali, Ministre shteti për Sipërmarrjen, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj
4-Evis Kushi largohet nga Ministria e Arsimit dhe zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu
5-Ogerta Manastirliu largohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe zëvendësohet nga Albana Koçiu, aktualisht drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.
6-Frida Krifca largohet nga ministria e Bujqësisë dhe zëvendësohet nga Anila Denaj
7-Largohet Milva Ekonomi nga Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet dhe zëvendësohet nga Arbjan Mazniku, aktualisht një ndër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.