Arrestohen 12 persona në Tiranë

12 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një persona ka rëndë në pranga pasi është kapur me para të falsifikuara, ndërkohë një tjetër ka ushtruar dhunë në familje.

Ndërkohë, disa të tjerë janë arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi:

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– L. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kartëmonedha (në total 200 euro) të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. J., 27 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– R. B., 30 vjeç, banues në Laç, A. C., 32 vjeç, banues në Spanjë, I. K., 25 vjeç, S. R., 36 vjeç dhe V. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– H. S. (B)., 37 vjeç, banues në Borizanë, pasi ditën e djeshme, në Valias, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O. dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në automjetin drejtues shtetasin Sh. O., shtetasja F. O.;

– S. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasoja vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 4.09.2023 10:31