Kjo është deputetja që merr mandatin e Tom Doshit në Shkodër

Jetmira Rraboshta është deputetja e re që do të ulet në Parlament në vendin e Tom Doshit.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjes së Doshit nga gara.

Kujtojmë se i dyti në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate ishte Gledis Çeliku, por ai ka humbur mandatin e deputetit, pasi nuk ka paraqitur formularin e dekriminalizimit.

Kujtojmë se Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën vakante maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.

 


Shtuar 27.05.2021 09:53