Tottenham në bisedime me Pochetinon, synohet rikthimi në klub

Mauricio Pochettino dhe Tottenham janë në bisedime për një rikthim të mundshëm.

 

Sipas The Athletic, Spurs po kërkojnë rikthimin e Pochettinos në skuadër, vetëm 18 muaj pas largimit të tij.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë pasi PSG nuk pritet që të pranojë largimin e argjentinasit.

Nëse Pochettino vendos në fund të fundit që ai dëshiron të kthehet në Tottenham, ai pritet të japë dorëheqje te bordi, si presion për ta larguar atë.

Një operacion i tillë duket i pamundur, kjo pasi Pochettino ka 1 vit kontratë të mbetur në marrëveshjen me klubin.


Shtuar 27.05.2021 10:06