Tre marinsa amerikanë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë pas rrëzimit të helikopterit në veri të Australisë, thonë zyrtarët amerikanë.
Helikoptei ushtarak me rreth 20 marina në bord u rrëzua gjatë një stërvitje stërvitore në brigjet e Darvinit, Australi.
Kjo u raportua nga Sky News duke specifikuar se “rreth orës 11 me orën lokale helikopteri Osprey u rrëzua pranë ishullit Melville”.
Disa ushtarë në bord janë të zhdukur.
Rreth 2500 ushtarë nga Australia, Shtetet e Bashkuara, Indonezia, Filipinet dhe Timori Lindor marrin pjesë në stërvitjet, të quajtura “Predators Run”./Albeu.com