FOTO/ Dalin pamjet, ky është ashensori që vrau 17-vjeçarin tek “Orange Club”

Ky është ashensori i cili i mori jetën në mënyrë tragjike kamarierit 17-vjeçar Antonio Delilaj në orët e para të mëngjesit të sotëm në klubin “Orange” në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15. Kamarieri 17-vjeçar, Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per te bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

“Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skenë kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë… gjynah djali i ri kjo është jeta se dimë kur e kemi”, tha dëshmitari.

Më herët reagoi edhe Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut.

Në një deklaratë, ISHMT tha se pajisja ishte ëprshtatur për transport mallrash dhe nuk ishte ashensor i mirëfilltë.

ISHMT shtoi se nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij./Albeu.com