Në lokalin e tij humbi jetën kamarieri 17-vjeçar, kush është pronari i “Orange Club” në Sarandë, dy vite më parë mbeti i plagosur
Një ngjarje e rëndë ndodhi në lokalin “Orange” në Sarandë, ku humbi jetën 17-vjeçari Antioni Delilaj.
I riu punonte si kamarier në lokal dhë ndërroi jetë në mënyrë tragjike pasi u këut kavoja e ashnesorit.
Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi 43-vjeçarin L.A., i cili kishte montuar ashensorin në local dhe u shpall në kërkim pronari Spiro Iliadhi.
Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2021 ai mbeti i plagosur gjatë një atentati, po në lokalin e tij.
Ndërkohë, pasi u mësua se ai gjithashtu kishte qëlluar me armë zjarri ndaj autorëve, u ndalua nga policia.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Iljadhi u plagos pas një konflikti të çastit në mëngjesin e 20 qershorit. Autorët plagosën Spiro Iljadhin, biznesmenin e një lokali të njohur në Sarandë dhe një kalimtar të rastit, Marin Jano. Po ashtu, “Orange”, lokali i njohur i Spiro Iljadhit, është tentuar të digjet. Personi që ka tentuar ta djegë, u konstatuaa nga policia duke mos e lejuar të realizojë qëllimin.