Lei Krajan nuk do ta shohim më në Supersport. Moderatorja, e cila ka rënë gjithmonë në sy për bukurinë e zhdërvjelltësinë e saj në ekran, ka vendosur që tani e tutje të bëhet pjesë e një tjetër televizioni.
Lein tani e tutje do ta shohim në Euronews, megjithatë detaje të tjera mbi këtë zhvendosje mbetet t’i mësojmë ditët në vazhdim, shkruan Revista Who.
Vetë Lei nuk e ka bërë ende të ditur këtë lajm, duke preferuar të na e lërë surprizë daljen e saj në Euronews kur të vijë koha e duhur.