Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime seksuale më të mitur.
Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit E. D., 40 vjeç, banues në Vlorë me qëllim ekstradimi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 14 vjet burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.