Ky është bariu që humbi jetën nga aksidenti në Gjirokastër (EMRI)

Është zbuluar identiteti i 60-vjeçarit që humbi jetën pasditen e kësaj të shtune në aksidentin që ndodhi në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Jorgucat në Dropull.

Viktima është identifikuar si shtetasi, Vasil Gega, i cili ishte duke kullotur bagëtitë në anë të rrugës, në momentin që dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti tip Nissan, me drejtues shtetasin me inicialet T.G, dhe mjeti tip Renault me drejtues shtetasin D. S.

Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip Nisan ka dalë nga rruga, ka goditur edhe 60-vjeçarin i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar 12.08.2023 17:55