Euro “çmendet” brenda natës, tregu i këmbimit valutor po spekulohet frikshëm, BSH fle gjumë

Diçka e madhe është duke ndodhur në tregun e këmbimit valutor, gjë të cilën duhet ta thotë Banka e Shqipërisë, por që deri më tani ka një heshtje totale prej këtij institucioni, i cili më herët e ka lidhur vlerësimin e vazhdueshëm të lekut me zhvillimin ekonomik të vendit me ritme të larta dhe jo me flukset e mëdha të parasë së krimit për shembull.

Euro “çmendet” brenda natës, tregu i këmbimit valutor po spekulohet frikshëm, BSH fle gjumë
Euro “çmendet” brenda natës, tregu i këmbimit valutor po spekulohet frikshëm, BSH fle gjumë

Ndryshe nga trendi i kësaj jave, çuditërisht euro është forcuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme ndaj lekut duke kërcitur në +2.75 pikë vetëm gjatë 24 orëve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dollarin amerikan dhe paundin britanik duke pasqyruar lëvizje të forta në treg, të cilat tregojnë se leku vlerësohet dhe zhvlerësohet si me “buton”.

Lëvizje të tilla kaq të forta mund t’i bëjnë  operatorë me fuqi të madhe ekonomike në treg, të cilët janë shumë të paktë dhe Banka e Shqipërisë duhet të dalë të tregojë se çfarë po ndodh; kush po spekulon me tregun dhe çfarë duhet të kenë pararysh qytetarët.

Kujtojmë se eksportuesit janë në ekstremin e limiteve të tyre për shkak të lekut të fortë, i cili kagoditur eksportet, ndërkohë që dhjetëra mijëra familje të tjera jetojnë me paratë nga emigracioni duke i bërë ata individë që ndikohen drejtpërdrejtë nga kursi i këmbimit.

Më herët, vetëm të hënën e kësaj jave, leku u zhvlerësua ndjeshëm duke humbur pikërisht nga 3 pikë në 24 orë.

E gjitha kjo tregon se tashmë nuk bëhet fjalë për lëvizje normale të kursit të këmbimit, por gjithçka po ndodh për shkak të spekulatorëve. /albeu.com


Shtuar 3.08.2023 14:17