SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste për persona të përfshirë në ngjarje kriminale. Deri më tani, pas kontrolleve që ka bërë policia janë arrestuar 6 persona.
Mes të arrestuarve është dhe ish-polici Ardit Hasanbega.
Mësohet se ish-Komisari Ardit Hasanbegaj ka shërbyer si Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat.
Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit.
Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz.
Të arrestuarit e tjerë janë; drejtuesi i prokurorisë në Kukës, Xhevahir Lita, ish-shefi i Opracionales Oltion Bistri, biznesmeni Pëllum Gjoka, Astmer Bilalin në Shkodër, etj, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga SPAK për aksionin.
Vendimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë më 22 nëntor 2022, pas zbulimit të serrave me kanabis në Berat:
Drejtori i Përgjithshëm firmosi në nëntor 2022 përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues, konkretisht:
1. Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
2. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
3. Komisar Ardrit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
4. Nënkomisar Artan Musai, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
5. Nënkomisar Miço Rakazia., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
6. Inspektor Vladimir Toska., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
7. Inspektor Gazmend Sula, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.
-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Shkëlqim Xhezairaj.
-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.
-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.
/albeu.com/