Agron Shehaj zbardh urdhërin e Bashës para zgjedhjeve: Ishte një çmenduri!

Një  ndër porositë publike të  kreut të PD Lulzim Basha gjatë  fushatë ishte që kandidatët të mos bëjnë fushatë elektorale vetjake por në interes të partisë.

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj konfirmoi mbrëmjen e sotme se gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, kandidatëve për deputetë u është kërkuar që të mos bëjë fushatë elektorale.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Shehaj e cilësoi urdhërin e PD-së si një çmenduri duke u shprehur se nuk e kishte ndjekur.

“Mua më duket kritikë absurde që puna dhe meritokracia është problem. Isha i deleguar në dy zona. Tek 57 është rezultati më i mirë nga 2009 kështu që po mos të kishte funksionuar… Kjo ishte çmenduri! Që t’i thuash kandidatit mos puno për veten…Ishte në interes të Partisë Demokratike,”-tha Agron Shehaj.


Shtuar 24.05.2021 22:56