Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas votimit në Kuvend, i cili i hapi rrugë arrestimit të ish-zv.kryeminsitrit Arben Ahmetaj, ka depozituar mesditën e së premtes kërkesën pranë GJKKO, për të vijuar me procedurat.
Kujtojmë që SPAK depozitoi një javë më parë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për ish-zv.kryeministrin, kërkesë e cila u miratua ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Ahmetajn për 3 vepra penale siç janë korrupsioni pasiv, fshehja e pasurisë, dhe pastrimi i parave.
Ish-zëvendëskryeministri rezulton të jetë larguar nga Shqipëria dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij.
Gjatë kësaj kohe ka shumë aludime rreth vendndodhjes së ish-ministrit, ku disa burime pretendojnë se mund të ketë shkuar në Kanada, e disa të tjera në Europë.
Ahmetaj akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi gjatë kohës që ka qenë ministër, ka favorizuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke marrë para prej tyre.
Ndërkohë që vetë Ahmetaj në dy reagime të tijat ka hedhur poshtë akuzat ndërsa ëhstë shprehur se do të vijë në Shqiëpri kur të zbardhet e vërteta.
Po ashtu në një prononcim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë se tahmë drejtësia në Shqipëri po funksionon dhe nuk ka të pandëshkueshëm, ndërsa shtoi se nëse Ahmetaj është apo jo fajtor, kjo i takon drejtësisë së re të japë provat.
/AblEu.com/