Zelensky mbërrin në samitin e NATO-s

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur ditën e sotme në Samitin e NATO-s e cila po zhvillohet në Vilnius.

Në këtë samit liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë për një anëtarësim të mundshëm të Ukrainës në NATO.

Para disa orësh në një postim në Twitter, Zelensky ka shkruar se nuk shihte “gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare”.

“Pasiguria është dobësi. Dhe unë do ta diskutoj hapur këtë në samit”, ka shkruar Zelensky.


Shtuar 11.07.2023 16:41