BE kërkon që ligji për “spiunët” të jetë në përputhje me kriteret e Venecias

Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist.

PD ka publikuar letrën e firmosur nga ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann e cila u kërkon anëtarëve të komisionit të Ligjeve që nisma ligjore të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.

Të lidhura

None found

Bazuar në këtë PD i kërkon komisionit ti drejtohet Komisionit të Venecias për marrje opinioni.

“Në këtë kontekst, do të doja të sugjeroja që komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut të sigurojë që nismat aktuale ligjore janë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, thuhet në letrën e ambasadores së BE-së.

Në lidhje me letër reagoi dhe deputeti i partisë demokratike Gazment Bardhi, i cili theksoi nevojën që nismat e qeverisë kanë që të jenë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

“Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE, ku ambasadorja e delegacionit, i ka drejtuar kryetares së Komisionit lidhur me dy ligjet e propozuar nga PS.
Në letër iu bëhet me dije që kjo çështje lidhet me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, dhe si e tillë do të duhet që ky komision ti referohet standardeve që ka vendosur Komisioni i Venecias në dy opinionet të tij. Në opinionin e vitit 2019 për ligjin e lustracionit të asaj kohe dhe në opinionin e vitit 2018 kur është propozuar vetingu në politikë dhe kërkohet që për të dyja iniciativat, jo vetëm të mbahet në konsideratë, por të sigurohet që janë përmbushur standardet e Komisionit të Venecias. Si e kuptoj unë shqetësimin e delegacionit të BE, kërkesa e tyre është që para se të ecim me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet patjetër që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave”, tha Bardhi.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş